Naimi përmes  rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan i bëri një surprizë nënës së tij. Ai e uroi atë për ditëlindje, por gjithashtu e falenderoi për gjithë sakrtificat që ajo ka bërë për familjen.

Nëna e përlotur e falenderon për surprizën e bukur, por me lot në sy i thotë se i vjen keq që nuk ka mundur dot të plotësojë dëshirat e tyre, pavarësisht përpjekjeve të saj.

Naim: Nëna ime e dashur, unë jam sot këtu për ty. Në radhë të parë jam për të të uruar ditëlindjen. Edhe 100 të lumtura mes nesh, mes gjirit tënd të ngrohtë familjar dhe mes familjes tënde të mrekulueshme. E dyta jam për të të falenderuar, për të gjitha sakrificat që t’i ke bërë ndaj neve, ndaj familjes në përgjithësi, si një nënë shumë e dashur për të gjithë dhe si nëna më e mirë në botë. E theksova edhe më parë që të gjitha nënat janë të mira, të gjitha nënat tona janë të sakrificave, sidomos ato që kanë kaluar vite të vështira, por për mua ti je më e mirë. Më e mirë se ti ke dhënë shumë për në, ke sakrifikuar edhe veten që ne sot të jemi këtu ku jemi. Ndaj dhe ne jemi shumë të lumtur nga ty dhe të urojmë gjithçka të mirë në jetë, të falenderojmë shumë dhe të jemi mirënjohës dhe borxhli për gjithë jetën. Ti je nëna ime më e mirë në botë.

Fatime: Faleminderit, por unë nuk ua kam plotësuar dëshirat!

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ua ke plotësuar dëshirat?

Fatime: S’kam patur mundësi!

Ardit Gjebrea: A i ke rritur!

Fatime: Ashtu ishte koha!

Ardit Gjebrea: A ke sakrifikuar për ta!

Fatime: Kam sakrifikuar në atë timen, por…

Ardit Gjebrea: A ke shkuar në bjeshkë lart për të mbledhur dru!

Fatime: Po!

Ardit Gjebrea: A je ngritur orë e pa orë, në mes të natës!

Fatime: Në orën 4 të mëngjesit e kam marrë me vete në mal!

Ardit Gjebrea:  Po atëherë si nuk ka bërë asgjë?

Fatime: Jo se nuk u kam plotësuar dëshirat, se s’kishim.

Ardit Gjebrea: Ti ke plotësuar gjithçka, i ke dhënë gjithë botën Naimit!

Fatime: Kanë vuajtur shumë, i kam rritur me zor.

Naim: Nëna ime, ti sot duhet të jesh e lumtur, se sot jemi shumë mirë!

Fatime: Sot po që u bëtë ju, por përpara jo.

Naim: Sot kemi arritur aty ku ti ke synuar dhe atje ku kemi synuar ne. Ndaj dhe jemi të gjithë të kënaqur dhe të gëzuar dhe nuk dua për asnjë arsye dhe për asnjë rast të të shoh lot në sy, dua të të shoh vetëm lot gëzimi./tvklan.al