Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan kanë ardhur një çift i moshuar Pije Ziu, 77 vjeç e martuar me Ibrahim Çanin të cilët treguan historinë e jetës së tyre. Ata pas 10 vitesh martesë nuk mundën të kishin një fëmijë kështu vendosën të birësojnë djalin e vëllait të Ibrahimit. Por Zoti bëri mrekulli, ku pas 1 viti Pija ngeli shtatzënë sërish me një djalë. Ata rritën të dy djemtë dhe nuk i veçuan kurrë nga njëri-tjetri. Djali e mori vesh në moshën 15 vjeç se ata nuk ishin prindërit e tij biologjikë por sërish vendosi të jetojë me të.

Në 2011, Kastrioti u sëmur, kishte çrregullime të sjelljes, haluçinacione, dëgjonte zëra. E ëma thotë se Kastrioti ka përdorur marijuhanë,dhe ndoshta çrregullimet i erdhën nga përdorimi i këtyre substancave pasi më parë ka qenë normal. Shkoi tek shtëpia e prindërve biologjike, në Tapizë të Kamzës.

U qetësua disi dhe u kthye në shtëpinë e tij. Ndërkohë merrte ilaçe dhe vijon ende sot të marrë ilaçe, madje bën gjilpëra çdo dy javë që mban nën kontroll gjendjen e tij. Që në vitin 2012 e kanë nxjerrë të pazotë për të punuar dhe ka dalë në kemp, por merr vetëm 33 mijë lek kemp, që e konsiderojnë dhe pension për aq sa punë ka të siguruar, dhe 33 mijë lek ndihmë sociale nga Bashkia.

Pija pretendon se Kastrioti duhet tëmarrë më shumë ndihmë nga shteti pasi me aq pak ndihmë nuk i përballojnë dot shpenzimet e tij.

Mirela Milori: Kur fillojnë problemet me Kastriotin, çfarë moshe?

Pije Ziu: Kur ishte 23-24 vjeç. Punoi për 4 vite, 3 vite pa siguracione dhe 1 vit me siguracione. Ka hyrë e në punë të tjera, hyr e dil, por më pas u sëmur keq, mora një psikolog.

Mirela Milori: Pse u sëmur?

Pije Ziu: Më duket se është marrë me hashash sepse ma ka thënë edhe vetë me gojë. Nuk e ka pirë përdit, por kur i jepeshe rasti më ka thënë. Ndoshta sëmundja i ka ngelur nga hashashi, nuk e di me thënë të drejtën. Foli me psikologen dhe i dha disa ilaçe. Filloi prap të ankoheshe, i thoshte doktorit shoh njerëz gjigandë, ndonjëherë më duket dhe vetë sikur jam shumë i madh, dëgjoj zëra, më mësojnë bëj kështu, bëj ashtu. Po ti i bën ato që të thonë? Jo nuk i bëj, por nuk i duroj dot sepse më shqetësojnë kur më folin e kur dëgjoj zëra. Filloi të bënte gjëlpëra 1 herë në dy javë.

Mirela Milori: Si është raporti me prindërit biologjike, a shkon?

Pije Ziu: Po shkon, e kthehet prap se mërzitet.

Mirela Milori: Si e ka marrëdhënien me Fatjonin, vëllain e tij?

Pije Ziu: Mirë i kanë, por nuk shkon shpesh se ai është në punë, është me fëmijë. Kastrioti ka dalë në kemp me çrregullime mendore. Merr 33 mijë lekë të vjetra dhe 32 mijë marrim nga lagjia si ndihmë sociale, por mezi po e përballoj, është i rritur dhe nuk ia dal dot. Më thotë mami 6 qind lekë të marr byrekë.

Mirela Milori: Po marrëdhënia juaj me djalin si është?

Pije Ziu: Me ne del kur ikim në Tapizë ose tek vëllai, por zakonisht del vetëm apo rri në telefon. /tvklan.al