Mbiemri Buffon nuk po përmendet më për pritjet, por për golat e shënuar. Djali i Giggi, Louis është pjesë e të rinjve të Pisa dhe luan si sulmues.
Ai u grumbullua për herë të parë me ekipin e të rriturve i drejtuar nga Pippo Inzaghi. Kjo bëri që të marrë ftesën për përfaqësueses që nuk është ajo italiane ku shkëlqeu i ati, por është ajo çeke, për shkak të pasaportës që ka marrë nga e ëma modelja Alena Seredova.
Louis do të grumbullohet me skuadrën U18 në kualfikueset e Europianit të kësaj moshe që do të zhvillohen në Portugali nga 23 deri më 26 Shkurt, ku përveç ekipin vendas merr pjesë edhe Franca e Anglia.
Tv Klan