Djali i madh i Presidentit amerikan Donald Trump, ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Donald Trump Jr. 42 vjeç u diagnostikua pozitiv në fillim të kësaj jave dhe është karantiar, tha zëdhënësi i tij.

Ai është asimptomatik dhe po zbaton të gjitha udhëzimet mjekësore të rekomanduara për Covid-19”, thuhet në deklaratën e zëdhnësit të 42-vjeçarit.

Donald Trump Jr. është i dyti nga fëmijët e Presidentit Trump që infektohet me Covid-19. Djali tjetër, Barron Trump 14 vjeç, u infektua muajin e kaluar. Edhe ai ishte pa simptoma dhe e kaloi lehtësisht sëmundjen.

Partnerja e Donald Trump Jr. ishte infektuar gjithashtu me Covid në muajin Korrik, dhe e kaloi lehtësisht.

Kohët e fundit, disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë kanë rezultuar pozitivi me Covid-19, përfshirë edhe shefin e stafit. /tvklan.al