Djali i Michael Schumacher tregon për ëndrrën e tij



Djali i Michael Schumacher tregon për ëndrrën e tij

13:46 24/08/2018

Familja e Michael Schumacher ka zbuluar se ndërsa legjenda e Formula 1 nuk është në gjendje të flasë ose të ecë pa ndihmë, ai shpesh “qan” kur sheh bukuri natyrore nga karroca e tij.

Kampioni gjerman i F1 pësoi dëmtime të rënda në tru në një aksident katastrofik në vitin 2013 dhe detajet e gjendjes së tij janë ruajtur me fanatizëm nga familja.

Mirëpo, djali i Schumacher ka thënë se qëllimi i tij është të ndjekë hapat e babait të tij dhe të fitojë në Formula 1.

Mick Schumacher, 19 vjeç, po bënte ski me babain e tij kur legjenda e F1 pësoi aksidentin që e la atë në koma.

 "Qëllimi është të fitoj F1. Babai im kishte një ndikim të madh në karrierën time”.

 “Ai ishte idhulli im dhe unë po ndjek gjithçka që ai ka bërë dhe kjo gjë më bën shumë të lumtur

”, tha Mick në një intervistë për

5 Live

.

Adoleshenti ka bërë përparime në botën e motorsportit duke arritur fitoren e tij të parë në Formula Tre në Spa Francorchamps, Belgjikë muajin e kaluar.

Schumacher është një legjendë e Formula 1 dhe sportisti më i vlerësuar, i cili është shpallur 7 herë kampion bote./tvklan.al 

 



Të ngjashme