Rreth 8 vite pritje për të parë sërish një pilot nga familja Schumacher në drejtimin e një makine të Formula 1. Ai që pritet ta bëjë një gjë të tillë është Mick Schumacher dhe madje që këtë fundjavë.

Djali i legjendës së këtij kampionati, Michael Schumacher, mund të bëjë debutimin e tij gjatë kësaj fundjave në Çmimin e madh të Toskanës. 21-vjeçari mund të pilotojë një ndër makinat e skuderisë, Alfa Romeo ose Haas në provat e lira në Mugello më 11 shtator.

Në këto prova, ai do të zëvendësojë Magnussen ose Grosjean. Sipas mediave gjermane, Mick duket se është i destinuar të parashikojë kohën me njërën nga dy skuadrat e përmendura, duke qenë se Alfa Romeo tashmë ka bërë zyrtare disa seanca praktike për të në fund të kampionatit. Por nuk është e sigurt që Schumacher Jr mund të ulet në timonin e Haas për seancën e parë të praktikës së lirë në Mugello.

Së pari ai do të duhet të përpiqet të pushtojë Kampionatin Botëror të Formula 2, në të cilin për momentin është në vendin e dytë në renditjen e kampionatit botëror, nëntë pikë prapa anglezit Callum Illott. Për sezonin e ardhshëm ideja do të ishte t’i besohej një vend në skuderinë Alfa Romeo dhe konfirmimi i këtij operacioni sa vjen e merr formë.

Klan Plus