Një fëmijë 15 muajsh ka vdekur i lidhur në sedijen e makinës nga uria pasi e ëma kishte ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i një ilaçi.

Tiffany Spears, 32 vjeç dhe djali i saj i vogël, Nicholas Crowder, u gjetën të dy të vdekur në shtëpinë e tyre në Portland, SH.B.A., në Shkurt dhe rezultatet e autopsive të tyre dolën ditën e hënë.

Nga ekspertiza u zbulua se shkaku i vdekjes së Spears ishte ‘toksiciteti akut i kombinuar i ilaçeve nga metamfetamina dhe fentanili’.

Tim Bailey, nga Zyra lokale e Sherifit tha se vajza tre-vjeçare e Spears mbijetoi pasi u gjet brenda shtëpisë dhe u mjekua në një spital lokal.

Një oficer vizitoi shtëpinë dhe pa që dera ishte e mbyllur. Kur pa në dritare vuri re vajzën 3 –vjeç dhe Spears në tokë pa lëvizur. Pasi policia arriti në vendin e ngjarjes pa që  Spears të ishte shtrirë në dyshemenë e banjës dhe nuk kishte asnjë shenjë të dukshme traume, ndërsa djali i pajetë u gjet në sedijen e makinës të parkuar para shtëpisë. /tvklan.al