Presidenti i Serbisë nuk do të izolohet në shtëpi

Djali i Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, Danillo, është mirë por lufta e tij me virusin është duke vazhduar në klinikën infektive të kryeqytetit serb pasi ekspertët kanë vlerësuar se ai duhet hospitalizuar.

Bir, ti do ta mundësh atë. Të do babai, të gjithë të duam”, ka qenë porosia e Vuçiç. Presidenti nuk do të shkojë në izolim, por do të vazhdojë të shikojë gjendjen nga afër duke udhëtuar në zonat më të prekura. Gazetarët janë interesuar nëse Presidenti mund të shkojë në vetizolim, por mjekët thonë vetëm nëse ka qenë në kontakt.

“Procesi varet vetëm nga fakti nëse personi ka qenë në kontakt në periudhën e infeksionit me persona tek të cilat është konfirmuar infeksioni. Të gjithat personat që kanë qenë i nënshtrohen testimit dhe nuk ka përjashtime”.

Serbia ka patur për herë të parë pas thellimit të krizës, vetëm një viktimë nga COVID-19 dhe një rënie të ulët infeksionesh, por që ende numri është 201 raste të reja. Në Serbi janë 66 viktima nga virusi korona dhe gjithsej 2867 të infektuar. Ky vend po përballet edhe me mungesë të personelit dhe kjo ndikon në shpejtësinë e testimeve.

Tv Klan