Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një 85-vjeçari. Abdulla Cekani rrëfeu në studio se pas vdekjes së bashkëshortes së tij në vitin 2005, jeta nuk ka qenë shumë e mirë për të.

Ata nuk kanë pasur një fëmijë të tyren, për shkak se gruaja kishte kaluar një operacion të vështirë dhe nuk mund të lindte. Por gruaja më pas vendosi të merrte djalin e vëllait të saj, kur ai ishte 3 vjeç dhe sëbashku me bashkëshortin e rritën dhe e martuan.

Cekani shprehet se kohët e fundit gjërat janë ftohur me djalin dhe nusen e tij. Ata jetojnë në një shtëpi, por komunikimi mes tyre nuk është i mirë. Sipas tij, djali është ftohur me të dhe fajin për këtë e ka nusja.

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Abdulla Cekani: 85 vjeç!

Mirela Milori: Jeton vetëm?

Abdulla Cekani: Jo kam çunin, nusen. Por çunin nuk e kam timin se nuk bëmë kalamaj ne. Mori më vonë gruaja një çun të vëllait, e rritëm, e martuam.

Mirela Milori: Ti ke qenë i martuar për sa vjet?

Abdulla Cekani: Po që nga ’62 deri në 28 Nëntor të 2005. Më vdiq në 2005.

Mirela Milori: Nuk patët fëmijë?

Abdulla Cekani: Jo se u operua gruaja në atë kohë.

Mirela Milori: Pati një operacion të vështirë dhe nuk patët dot fëmijë?

Abdulla Cekani: Po!

Mirela Milori: Dhe vendosët të merrnit një fëmijë që është?

Abdulla Cekani: Djali i vëllait të gruas, e morëm të vogël, 3 vjeç, e rritëm, e martuam.

Mirela Milori: Ka fëmijë ai?

Abdulla Cekani: Po ka tre djem!

Mirela Milori: Domethënë ti je me nipër faktikisht?

Abdulla Cekani: Po me nipër, por me letra jam i ndarë, vetëm se rrimë bashkë. Ha bukë aty, por e shoh kohët e fundit… ka defekte..

Mirela Milori: Pse çfarë defektesh ka?

Abdulla Cekani: Dhe prandaj e vendosa të kem një bashkëshorte!

Mirela Milori: Është e vështirë jetesa me djalin me nusen? Çfarë vështirësie ka?

Abdulla Cekani: Po nusja.. Nuset në përgjithësi nuk i duan pleqtë sot, jo unë. Ta kesh tëndin sot, edhe je i huaj. Çuni ishte shumë i mirë, por e prishi nusja deri diku. Nusja shumë e keqe, ma ka sjellë këtu./tvklan.al