Përpara se të nisë performancën e saj “Moulin Rouge” në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri tregon si i ka raportet me djalin së fundmi. Më herët, këngëtarja ka treguar se i mungon shumë pasi nuk arrin ta shohë mjaftueshëm për shkak të angazhimit me spektaklin. Duket se tani, “djali i mamit” ka ndryshuar preferencë.

Adelina Tahiri: Djali im, ngaqë i mungoj shumë, ka filluar të mos më shohë, proteston, “nuk dua”për  këto vallëzimet e mia. Pastaj kërkon, thotë “dua ta shoh mamin” dhe më sheh, mërzitem shumë, por që puna ka këto sfida.

Alketa Vejsiu: Është djali i mamit apo djali i babit më shumë ai?

Adelina Tahiri: Të them të drejtën është i mamit, por më duket është bërë i babit./tvklan.al