Djali kanos babain me armë zjarri

Djali kanos babain me armë zjarri

09:10 07/08/2019

Prangoset 43- vjeçari

Dhuna në familjet shqiptare vazhdon të mbetet ende një plagë për shoqërinë. Një 43-vjeçar është arrestuat nga policia e Mirditës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar duke e kanosur me armë zjarri.

Në pranga ka rënë shtetasi A. N.( T.),  43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë,  1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë,- 15 fishekë luftarakë model 56 .

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori