Olsi Çekiçi vrau Firdes Çekiçin, ishte me probleme mendore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali ka vrarë nënën. Olsi Çekiçi i ka prerë kokën me thikë nënës së tij, Firdes Çekiçi.

Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar uniformat blu për ngjarjen dhe kur policët kanë shkuar në banesë, kanë parë trupin e gruas pa kokë. Tek dera e shtëpisë djali kishte vendosur kokën e nënës së tij.

Policia thotë se 44-vjeçari Olsi Çekiçi vuante nga probleme mendore dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Menjëherë ai është shoqëruar në polici, ku ka shfaqur një gjendje të rëndë emocionale dhe ka qenë i paqëndrueshëm mendërisht.

Sipas burimeve nga spitali i Pogradecit, Olsi Çekiçi ka kartelë prej kohësh për shkak të problemeve nga shëndeti mendor, por nuk ka pranuar të marrë mjekim.

44-vjeçari edhe më parë është ndaluar për dhunë në familje, si dhe ka shfaqur gjithmonë shenja agresiviteti. Ende nuk dihet se si është lënë në banesë një person me probleme të theksuara nga shëndeti mendor dhe që shpesh përdorte dhunën.

Tv Klan