Ai mund të jetë ende duke mësuar gjuhën angleze, por kur vjen puna tek ndihmesa që i duhet prindërve në shtëpi, nuk përton dhe është gjithmonë pranë tyre.

Simon Klark, ishte 4 vjeç kur u adoptua nga Bullgaria nga një familje në SHBA me tre fëmijë me aftësi të kufizuara.

Prindërit e tij birësues, Jeremy dhe Nicole, thonë se ai është tashmë një pjesë e paçmuar e familjes, duke i ndihmuar për t’u kujdesur për nevojat e tyre në shtëpinë në Salt Lake City, Utah.

Simon ushqen dhe vesh vëllezërit e tij Alex, 6 vjeç, i cili gjithashtu ka sindromën Down, Jon dhe David, 5 dhe 6 vjeç, të cilët të dy kanë paralizë cerebrale.

Klark gjithashtu ndihmon prindërit e tij të pastrojnë enët dhe i ngre dy vëllezërit e tij me paralizë cerebrale nga shtrati. Edhe pse Simon ndihmon me punët e shtëpisë, prindërit, thonë se ai shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me vëllezërit e tij në dhomën e ndenjes dhe kopsht. Jeremy, është një mësues i edukimit fizik me përvojë në trajnimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Ai gëzohet shumë gjatë kohës që kalon kohën me vëllezërit e tij dhe kujdeset gjatë gjithë kohës. 

Që kur Simon na është bashkuar, ditët janë bërë më të gjata, ato fillojnë pak më herët dhe përfundojnë pak më vonë dhe ka më shumë kohë për të qenë një prind i mirë”

, tha Jeremy.

Sipas Jeremy, megjithëse Simon ende nuk e njeh gjuhën angleze, ai merret vesh me fëmijët dhe mund të thotë mami dhe babi.

Çifti vendosi në fillim të martesës së tyre ta shtonin familjen e tyre duke adoptuar, ndonëse birësimi i katër fëmijëve me nevoja të veçanta nuk është detyrë e lehtë, është shprehur Jeremy.

Nicole, e cila kishte qenë një infermiere për 10 vjet, e la punën dhe kujdeset për fëmijët me orar të plotë.

/tvklan.al