Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë dhe të pazakontë të një 29 vjeçari.

Enea nga Gramshi rrëfeu se si një histori dashurie e shkatërroi jetën e tij.

Kur ishte 25 vjeç, ai u dashurua me një vajzë në Gramsh, por kur familja e vajzës e mori vesh këtë gjë, nuk e pranoi lidhjen e tyre. Vajza ishte vetëm 17 vjeç dhe familja e saj e akuzon Enean për përndjekje dhe ai futet në paraburgim.

Enea: Vij nga Gramshi dhe jam 29 vjeç. Historia ime është një nga historitë më të veçanta mendoj, që dhe nuk e keni trajtuar këtu në emisionin tuaj. Historia ime fillon në Gramsh.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe Enea?

Enea: Kam qenë diku 25 vjeç. Kam qenë i lidhur me një vajzë për rreth 7-8 muaj, shkonim mirë si çdo çift. Pas 7-8 muajsh merr vesh familja e saj për lidhjen tonë. Mirëpo unë isha i padëshiruar për familjen e kësaj vajze.

Vera: Më fal zonja Eni. Enea mua pse më ke thirrur këtu?

Enea: Mama normal që unë kam një arsye shumë të fortë që të kam thirrur këtu.

Vera: Po cila është arsyeja? Ti Enea ke bërë shumë mirë që ke ardhur në këtë emision, por mua nuk duhet të më thërrisje këtu. Unë kam vuajtur kaq shumë.

Enea: Ne kemi debatuar edhe në shtëpi për këtë çështje..

Vera: Enea çdo gjë të është bërë e qartë.

Enea: Po mama unë nuk e kam të qartë akoma!

Vera: Ti me të vërtetë ke vuajtur atje 27 muaj, por unë kam vuajtur dyfish nga ty. Zonja Eni dua ta tregoj pak hyrjen se si ka ndodhur çështja e djalit. Enea megjithëse ishte i dashuruar me këtë vajzë dhe familja nuk donte të lidheshin të dy. Unë isha pro lidhjes, as nuk ishim kurrë që ata mos bashkoheshin.

Enea: Mama unë nuk erdha për këtë gjë!

Vera: Ndalo pak Enea. Zonja Eni, unë duke e parë djalin të shqetësuar që nuk po shkëputej nga kjo vajzë sepse ai e kishte kaluar një dënim për këtë vajzë. Unë isha e detyruar se kur djali u arrestua…

Eni Çobani: Ju thatë një fjalë që ishte dënuar njëherë Enea?

Vera: Po, për këtë vajzë.

Eni Çobani:  Familja ishte goxha e acaruar me sjelljen e Eneas, për sa i përket vajzës së tyre apo jo?

Vera: Unë mendoj që nuk duhet të ishte kaq e acaruar, se Enea nuk bëri asnjë gjë tek ajo familje.

Enea: Zonja Eni, të lutem mund ta tregoj pak historinë time. Arrestohem për përndjekje të kësaj vajzës, akuzohem për përndjekje.

Eni Çobani: Të të bëj vetëm një pyetje. Ishte e vërtetë përndjekja në rastin e parë?

Enea: Zonja Eni nuk them se jam fare pa faj, por nuk është se i kam bërë keq dikujt.

Eni Çobani: Ti u dënove për këtë?

Enea: Po!

Ardit Gjebrea: Ku qëndron faji yt sipas teje?

Enea: Faji im qëndron se vajza ishte 17 vjeç dhe më mirë të kisha hequr dorë dhe të shikoja, pak vajza ka të shikoja. Ky është faji im, nuk është se bëra gjë./tvklan.al