Një djalë 12-vjeçar zgjodhi programin “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan për t’i bërë një surprizë nënës së tij. Doriseldi si pasojë e pandemisë ka 3 muaj që nuk e takon të ëmën sepse në momentin kur u morën masat për izolim, ai ndodhej tek gjyshërit.

Në studio, ai tregoi se e ka marrë shumë malli për mamin e tij dhe çdo ditë që i ka munguar ka mbledhur ndonjë lule.

Kur Marsela vjen në studio mbetet e habitur nga surpriza e djalit të saj dhe nuk mund t’i mbajë dot lotët.

Marrëdhënia mes tyre është shumë e ngushtë dhe 12-vjeçari i premton se të gjitha ato sakrifica që kanë kaluar bashkë, ai do t’ia shpërblejë një ditë.

Marsela: E di që ty nuk të pëlqen që unë të qaj, se gjithmonë më bërtet për këtë lloj pjese, por unë… Mami të ka jetë. Të ka shpirt. Të kërkoj ndjesë që këto dy muaj e gjysëm nuk kam arritur të vij në Berat, qoftë dhe për ditëlindjen tënde. Por ti e di që je forca ime, gjithçka që kam, që më bën krenare.

Ardit Gjebrea: Çfarë do t’i thuash mamit?

Doriseld: Mami kam ardhur këtu sot, që gjithë ato sakrifica që kemi kaluar bashkë (qan)… Më falni! Do t’i shpërblej një ditë!

Marsela: Është e vërtetë që ne kemi kaluar shumë e shumë sfida bashkë, pa i kuptuar gjyshi me nënën. Kur ti ke ndjenjur më shumë orë pa mua në shtëpi. Apo kur ke ndenjur me orë të zgjatura, kur unë kam punuar dhe në këtë rast jam unë ajo që ndonjëherë ndihem fajtore. Por jeta na e ka dhënë këtë sfidë dhe unë jam shumë e sigurt që do ja dalim. Dhe unë çdo ditë jam krenare për ty.

Doriseld: Dhe unë çdo ditë që t’i më ke munguar, çdo ditë kam mbledhur ndonjë lule.

Ardit Gjebrea: Mami do të vinte të të merrte ty, që ti të shkoje në Durrës?

Doriseld: Po!

Ardit Gjebrea: Dhe ti erdhe vetë këtu?

Marsela: E pabesueshem Ardit, sinqerisht! Mund të prisja shumë gjëra të tjera këtu, por vetëm djalin jo. /tvklan.al