Emisioni “Historia ime” në TV Klan solli ditën e sotme historinë tragjike të një nëne, e cila është përballur me majft vuajtje përgjatë jetës së saj.

U rrit vetëm me babin sepse e ëma ndërroi jetë, kur ajo ishte e vogël. U martua kur ishte mjaft e re, por asgjë nuk shkoi ashtu siç duhej dhe pasi sjell në jetë fëmijën e tyre, burri e braktisi.

Por dhimbjen më të madhe, ajo e përjetoi kur djali ishte 17 vjeç. Në fshat ndodh një vrasje dhe personi që u akuzua për ngjarjen e ndodhur ishte djali i saj. Djali i zonjës u dënua me 10 vjet burg me akuzën për vrasje dhe tentativë përdhunimi. 

Zonja X: Në darkë vjen policia, më thirri tek dera thotë ti je filania, po. Djalin ku e ke, këtu i thashë. Po rrinin tek dera ju thashë futuni brenda. E rrethuan djalin të dy, unë prapë se kur njeriu është me të drejtë. Edhe kontrolluan shtëpinë dhe njëri nga ata më tha, ti do vish me ne në rajon.  I thashë po pse? Po do dëshmoni atje, i thashë patjetër.

Mirela Milori: Po për çfarë akuzohej djali?

Zonja X: Mirela deri tre ditë, unë nuk e kam ditur se për çfarë.

Mirela Milori: Çfarë mësove pas 3 ditësh?

Zonja X: Mbas 3 ditësh, unë shkova se djali do dilte, aty më thanë se këtë punë e ka bërë djali jot. Mirela gjëja më e rëndë që ka ndodhur në jetën time. Kam dalë në rrugë atje në rajon, kam shkulur flokët e mija, aty më ka rënë të fikët. Më ka kapur një shef policie më duket, ishte një kafe, më futi aty dhe tha mblidhe mendjen. I thashë si ka mundësi? Të gjitha provat tha të çojnë tek djali yt. Që atë natë që jam ndarë me djalin aty, nuk pata mundësi më ta pyesja djalin tim si është puna, se nuk më la njeri ta takoja deri në 1 muaj e gjysmë. Nuk më la njeri ta shikoja djalin me sy më.

Mirela Milori: Kur e takove, e pranoi djali atë që kishte ndodhur?

Zonja X: Kur e kam takuar pas një muaji e gjysmë, edhe atë ditë nuk e harroj, doli ishte i vogël, i njomë. Mami tha mendova se më ke braktisur, se nuk do vije më tek unë, nuk më do. I kapa duart në ato hekura, o Zot mos e provoftë njeri, ato duart e ftohta. I thashë: O mam, po si është puna. Mami tha unë atë ditë, ajo po më priste tek rruga dhe ajo më shtyu me krah dhe më tha pse më shtyve, për çfarë arsye. Por defekti që ka patur djali im dhe e ka dhe sot është se djalit tim i merrej goja dhe nuk mund të shprehej në moment kur njerëzit i flisnin, edhe aq më keq kur e ngacmonin dhe e ofendonin. Djali më ka vuajtur shumë, në atë pellg njerëzish që është rritur ai fëmijë.

Mirela Milori: Çfarë të vërtete të tha ty?

Zonja X: Tha mami më shtyu, më e keqja është se ajo është gjak me babin e djalit, janë kushërinj. Kishte filluar djalin ta ofendonte, ty s’të do babi jot, më shante mua, siç e kishin ato zakon gjithmonë si e si të të ulin. Djali tha mami jemi kapur, jemi kapur me duar dhe mami mbaj mend që është rrëzuar dhe s’mbaj mend asnjë gjë. Kam dalë komplet, nuk di gjë më çfarë ka ndodhur. Edhe sot ta kesh këtu në sy, ai nuk di të tregojë vetëm ngrin dhe ngelet.

Mirela Milori: Akuza nuk është vetëm për vrasje, por edhe për tentativë përdhunimi dhe vrasje.

Zonja X: Po!

Mirela Milori: Djali ka qenë 17 vjeç, e ndjera ka qenë 35-36, nuse e re. Ke folur ndonjëherë me djalin hapur të kuptosh ka patur një tentativë përdhunimi dhe gjërat shkuan keq dhe e vrau?

Zonja X: Mirela kjo është shumë e rëndë për ne. Mua më vjen keq për të, ajo humbi jetën la dy fëmijë jetima, me të vërtetë më vjen shumë keq, por nuk jam unë fajtore. Ata mbas dy muajsh që djali ra në burg, ata dolën të hakmerren tek unë, të më vrasin. Më kanë gjuajtur me sëpatë, kam qenë vetëm, larg shtëpie. Jam çuar pastaj, me zor kam shkuar në shtëpi e larë në gjak, e kam dhe kokën e çarë. Kam shkuar në shtëpi, kam marrë policinë në telefon. Aty më ka rënë të fikët, pastaj erdhën ata më çuan në spital. Ai person 6 muaj burg bëri. Më akuzonin nxirreni djalin, se e ka bërë e ëma. Kjo ka qenë akuzë e fortë për mua, dhe kam shumë dyshime. Unë vetë aty nuk kam qenë, nuk e di.

Mirela Milori: Me djalin ke folur?

Zonja X: Si u lodhën nxirreni djalin se e ka bërë e ëma, kjo u shua. Pas kësaj dolën të më vrasin, mbas dy muajve doli akuza tjetër, tentativë përdhunimi.

Mirela Milori: Fillimisht nuk ka qenë tentativa e përdhunimit?

Zonja X: Jo ka qenë vetëm vrasje, mbas dy muajve u vu akuza tjetër./tvklan.al