Arrestohet 25 vjeçari, atë e bir vuanin nga probleme të shëndetit mendor

Djali vret me sende të forta babanë në fshatin Luar të Rroskovecit. Dhori Rrapi u qëllua me shkop në kokë nga i biri 25 vjeçar Erdis Rrapi. Sipas policisë shkak për krimin është bërë një sherr i momentit dhe në grindje e sipër i riu ka vrarë babain në oborrin e shtëpisë.

Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga policia pasi nuk tentoi të largohej. Të afërmit e tyre thonë se të dy, babë e bir vuanin me probleme të shëndetit mendor. Mësohet se 25 vjeçari ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Vlorë ndërsa ishte kthyer në shtëpi kohë më parë.

 Banorët e fshatit Luar në Rroskovec thonë se i riu nuk ishte i dhunshëm dhe nuk kishte patur me konflikte me persona te tjera. 52 vjeçari jetonte në këtë banesë bashkë edhe me djalin tjetër ndërsa ishin në gjendje të rënduar ekonomike.

Klan News