Djali zbulon se vuan nga një sëmundje e rëndë, nusja lexon analizat dhe e braktis me fëmijën e porsalindur



Djali zbulon se vuan nga një sëmundje e rëndë, nusja lexon analizat dhe e braktis me fëmijën e porsalindur

19:06 10/01/2021

Sot në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift të moshuarish Engjëllushe dhe Dervishi. Ata kanë rrëfyer historinë e dhimbshme te djalit të tyre i cili para disa vitesh është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

Engjëllushe: Djali im dashuroi një vajzë në 2011, u martua me zonjën Enejda Dhimitriu. Në 2014 lindën një djalë. Djali im u përkeqësua nga gjendja shëndetësore.

Eni Çobani: Pra në 3 muajt e para të lindjes së fëmijës së vogël, babai i fëmijës që është djali juaj përkeqësohet. Pasi e vizituam në Fier, në Tiranë  dhe nuk i jepte dot asnjë shpjegim se çfarë kishte. E nisëm për në Itali, bëri një biopsi dhe doli me një sëmundje shumë të rëndë limfo që gjak. Pas 3 muaj nusja na dërgon letrat e spitalit.

Eni Çobani: Çfarë letra, letra që ia dërgonte gruas së tij apo letrat e sëmundjes?

Dervishi: Vajza na i dërgon letrat për të treguar që djali ka këto, këto. Ne nuk dinim italisht, nusja dinte dhe kjo ia plasi asaj.

Eni Çobani: Ajo mori vesh sëmundjen e bashkëshortit.

Engjëllushe: Ajo ishte nusja e shtëpisë moj zonja Eni, do ruheshim nga ajo ne?

Eni Çobani: Pra ju nuk ia dhatë letrat, i latë në shtëpi dhe ajo i lexoi. Ajo kishte gjithë të drejtën e botës për të lexuar për sëmundjen e bashkëshortit të saj, më vjen keq.

Engjëllushe: Pas leximit të letrave, ajo njofton prindërit, vijnë prindërit e marrin pas një jave. Siç i kemi ne traditat, thanë sa do na i lesh vajzën, një javë i thamë ne. Gjatë kësaj jave, Enejda ma hapte telefonin. Nga dita e nesërme, nuk ma hapi më telefonin. E marr vëllain dhe shkojmë tek shtëpia e nuses për t’u sqaruar çfarë ka, pse ike?

Dervishi: E çfarë zgjidhje, a zgjidhe gjë?

Engjëllushe: Nuk na pranuan fare, tha çupa nuk do, nuk kemi çupë për t’ju dhënë, nuk do të vijë me ju. Djali ishte në spital, më pas nusja nuk kishte asnjë komunikim me ne, nuk e dinim as çfarë bënte me fëmijën asgjë. Pasi kthehet djali në 2015 nga Italia, zoti Fadil Idrizi, i ati i nuses na merr në telefon dhe na thotë do bëjmë divorcin. Çfarë divorci i thashë, mua më erdhi djali, me mendimin që do vijë nusja pasi erdhi djali nga Italia. Megjithatë e bëmë divorcin dhe aty kishin shkruar me pëlqim./tvklan.al






Të ngjashme