Kroati: Do të bëj maksimumin për të arritur objektivat

Ish-futbollisti Matko Djarmati është prezantuar si drejtori i ri sportiv i Vllaznisë. Kroati, i cili më herët është aktivizuar me Skënderbeun, Dinamon, Kastriotin, Besën dhe Tërbunin do të jetë një ndihmë më shumë për ringritjen e ekipit shkodran që sezonin e fundit i shpëtoi rënies vetëm në play off.

“Unë e di çfarë peshe ka ky klub. Do të bëj maksimumin për të arritur objektivat”, tha ai.

Pikërisht pjesëmarrja në kupat e Europës është synimi për sezonin e ardhshëm te Vllaznia.

“Kemi objektiv kupat e Europës dhe shpresoj që të jetë një fillim i mbarë”, tha ai.

Klubi shkodran po përpiqet që të lidhë një marrëveshje bashkëpunimi me kroatët e Rijeka. Vllaznia po punon edhe për trajnerin i cili do të jetë kroato-gjermani Thomas Brdariç. Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës.

Tv Klan