Djathë dhe kos me vaj palme    – TV KLAN

Djathë dhe kos me vaj palme   

Ekspertët: Të deklarohet në etiketë, është mashtrim i konsumatorit    

Pak ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobiti një fabrikë në Divjakë, që prodhon qumësht të pasterizuar, djathë, kos dhe nënprodukte të tjera pasi i gjeti sasi të mëdha prej 21 ton vaj palme dhe 2.3 ton qumështi pluhur. Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Kastriot Sini, ka gjasa që ai të mos jetë qumësht pluhur po mbetje e industrisë së përpunimit të qumështit, apo hirrë si njihet ndryshe.

Kristaq Sini, Ekspert i sigurisë ushqimore: Nëse shton vaj palme në një gatim që s’ka yndyrë nuk ka problem gjithmonë në sasi të vogla. Por të shtosh në produktet e qumështit ky është falsifikim. Kam dyshime se nuk është qumësht pluhur, se qumështi pluhur e ka yndyrën s’ka nevojë për vaj palme. Por mund të jenë mbetjet e industrisë së qumështit, hirra, ajo do vaj palme dhe produkte të tjera. Por nuk mund të thuhet se ky është qumësht.

As njëri dhe as tjetri produkt nuk është i rrezikshëm. Ku është abuzimi këtu?

“Konsumatori ka të drejtën të dijë çfarë ka në produktin që konsumon. Etiketimi duhet të përcaktojë çdo produkt shtesë. Pastaj ai zgjedh në varësi të mundësive të tij.”

A përbën rrezik për konsumatorin vaji i palmës nëse përdoret në sasi të mëdha?

“Vaj palmës nuk është një produkt i domosdoshëm për konsumatorin. Ai rrezikon rritjen e kolesterolit dhe sjell pasoja të sëmundjeve kadriovaskulare  shkakton deri në infarkt.”

Për ekspertin Sini, jo çdo fabrikë e industrisë së qumështit abuzon, dhe përdor vaj palme.

“Ka dhe produkte shumë të mira. Unë bëj analiza vetë. Ka kos që është si kosi i shtëpisë, një kos që prishet është i mirë, një kos që nuk prishet do të thotë që ka kimikate dhe probleme.”

Çfarë masash duhet të marrë Autoriteti Kombëtar i ushqimit?

“Një  specialist i AKU duhet të ketë laboratorin me vete, se lë vend për abuzime ashtu dhe si ka ndodhur. AKU e ka shumë të lehtë që të gjejë se ku shkon vaji i palmës që hyn në doganë apo produkte të tjera t’i kontrollojë.  Nëse shkon në industrinë e përpunimit të qumështit atëherë është shkelje.”

 Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione