Djathi, arrat dhe perimet me gjethe, ndihmojnë në largimin e astmës, si dhe kurimin e gripit. Sipas një studimi të bërë në Mbretërinë e Bashkuar tek 6 mijë njerëz, dieta ushqimore e të cilëve kishte mungesë vitamine A, E dhe D kishin probleme me rrugët respiratore.

Vitamina A gjendet më së shumti në produktet e qumështit, djathit, karotave dhe perimeve të errëta me gjethe.

Vitamina E gjendet tek vaji i primeve, arrave e farave dhe besohet se rrisin imunitetin e trupit. Shpeshherë nevojiten suplementet për të rritur Vitaminën D në nivele të shëndetshme.

Nga njerëzit e studiuar, vetëm 33 prej tyre kishin probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe ekipi kërkimor nuk arrinte të kuptonte pse vitaminat kishin të tillë ndikim. /tvklan.al