Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit kombëtar e cilësoi si talljet deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama për rivendosjen e fashës në Nëntor. Ai theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë situatën ku gjendet, duke kërkuar riorganizim.

Rëndom diskutojmë me njëri-tjetrin se ka frikë. Është e vërtetë se ka frikë. Është e vërtetë se Edi Rama arriti të ngulisë frikën te punonjësit, te qytetarët, por mos harroni se kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, sigurisht mbjell frikë dhe terror. Por e gjitha kjo erdhi se nuk ishim në lartësinë e duhur, sepse nuk ishim dhëmb për dhëmb me të. Se të tjerët nuk panë te ne, forcën politike që u del zot. U ndala në këtë pikë, që të mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën. Por nuk ka pasur kurrë një kryeministër që tallej në mënyrën më cinike me qytetarët e vendit siç është Edi Rama. Dje u thotë u hoqa fashën, sot thotë se fashoja është në fuqi. Sikur nuk flet për qytetarët shqiptarë. Po sikur flet për kuzhinën e tij, për oborrin në Surrel. Sikur energjinë e nxjerr nga shtëpia e tij dhe i trajton shqiptarët si askush tjetër. Nëse ka njeri që po tallet me këtë popull që po shpërbëhet, është Edi Rama. Problemi është ku jemi ne? Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë më shumë për fitoren tonë se të këqijat që i ka bërë këtij populli”, u shpreh Berisha.

Tv Klan