Një i moshuar ka humbur jetën nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërrillë të Memaliajt.

Sipas policisë, viktima me iniciale H.H. ka qenë duke djegur disa shkurre në afërsi të ullishtes së tij. Por, zjarri i doli jashtë kontrollit dhe në përpjekje për ta shuar, 73-vjeçar ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. /tvklan.al