Aleatët e Partisë Demokratike në opozitë mbështesin vendimin për të shkuar drejt djegies së mandateve.

Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka u shfaqen të hënën pasdite në krah të Kryedemokratit Lulzim Basha për të bërë të ditur se vendimi për djegien e mandateve është i opozitës së bashkuar.

Kemi detyrim moral ndaj qytetarëve që dolën për të treguar se Edi Rama nuk mund të qeverisë më vendin, institucionet nuk mund të funksionojnë më në mënyrë të paligjshme. Besoj që do të jetë një vendim unanim jo vetëm i deputetëve të cilët janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë, dhe i të gjithë deputetëve që kanë kandidat si pjesë e koalicionit opozitar dhe atyre që na janë bashkuar më vonë

”, tha Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2088137384601458/

Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë 28-vjeçare të pluralizmit

”, tha Basha për mediat jashtë selisë blu.

Edi Rama nuk është më Kryeministri i Shqiptarëve, Parlamenti nuk është legjitim, dhe ky është shkaku që mblodhi qytetarët në shesh. Edi Rama dhe qeveria e tij janë produkt i krimit dhe oligarkëve. Asgjë tjetër nuk e shpjegon se si edhe pasi janë kapur duke vjedhur 30 milionë euro, askush nuk penalizohet.  Do të ketë një të ardhme për shqiptarët, nuk i përket as krimit dhe as oligarkëve, dhe ne jemi të vendosur për t’ua dhënë këtë të ardhme shqiptarëve.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2289476931273249/

Në pikëpyetje mbetet qëndrimi i aleatëve të Partisë Demokratike tashmë në opozitë, por që mandatet nuk i kanë fituar nga listat e PD-së, siç janë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU). LSI nuk ka ende një vendim edhe pas takimit te kryetares Monika Kryemadhi me Bashën më herët të hënën.

/tvklan.al