Djegia e mandateve të opozitës ka qenë prej ditësh kryefjala e mediave. E pikërisht për këtë temë u fol edhe në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. “Djegia e mandateve, arsyeja tjetër që opozita nuk e thotë publikisht?” Kjo ishte pyetja që drejtuesi i emisionit Arian Çani iu drejtoi të ftuarve të tij, analistëve Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku.

Sipas Haxhiut dorëzimi i mandateve të opozitës është pafuqi për t’u përballur me opozitën. Ndërkohë Shkullaku, tha se ajo që opozita nuk thotë publikisht është që dorëzimi i mandateve ishte guri i fundit për të fituar besimin e qytetarëve.

Arian Çani: Cila është arsyeja tjetër që opozita nuk e thotë publikisht?

Baton Haxhiu:

E para është për t’u ballafaquar me një mazhorancë, e dyta është pafuqia për të dalë në zgjedhje dhe për të fituar diçka, e treta është që opozita të humbë liderin pas humbjes së zgjedhjeve lokale, sepse zgjedhjet lokale janë një test. Arsyeja e katërt ka të bëjë me LSI-në, që do të rrezikonte të mos fitonte asgjë. Arsyeja e pestë është doktori, e ka të pamundur të rikuperojë çfarëdo situate politike nëse nuk do digjte mandatet. Mos flas për arsye të tjera…

Arian Çani: Shkullak?

Armand Shkullaku: Kemi dëgjuar që opozita ka djegur mandatet sepse nuk përballet dot me mazhorancën. E vetmja arsye mendoj unë është se nuk ka marrë veprim që do të vijë në pushtet. Por i ka hyrë detit me këmbë dhe mund të rrezikojë edhe humbjen. Ata kanë denoncuar konçesione, vjedhje dhe sërish janë përçarë. Thanë që nuk do të hynin në zgjedhje në 2017-ën dhe hynë vetëm për disa ministri dhe fjala e tyre kishte humbur. Ky veprim është për të treguar se është opozitë jo vetëm e fjalës, por edhe e veprimit. Unë nuk di që në këto 6 vite të ketë hyrë në Shqipëri një investim i madh, njerëzit tërhiqen. Pakënaqësia është e madhe.

Arian Çani: Ti thua që opozita e mori këtë vendim dhe nuk mund ta thoshte publikisht?

Armand Shkullaku: Nuk mendoj se ka nevojë të thuhet. Ajo që nuk thonë publikisht është që ky veprim ishte guri i fundit për të fituar besimin e qytetarëve.

/tvklan.al