Socialistët janë të bindur se arsyeja që fshihet pas djegies së mandateve nga opozita është bllokimi i Reformës në Drejtësi.

Qëndrimi i maxhorancës artikulohet nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

“Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë. Mandatet e deputeteve përfaqësojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti.

Shqiptarët në 2017 na dhanë një mandat për të çuar përpara Drejtësinë e Re. Bojkoti i radhës i PD dhe LSI i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. Të enjten ne votojmë në seancë plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet”.

Ulsi Manja: Me mandate, pa mandate askush nuk mund ta bllokojë dot Reformën në Drejtësi.

Sipas socialistëve djegia e mandateve është cilesuar si e papranueshme dhe nga ndërkombëtaret që kanë dënuar dhe dhunën e ushtruar në protestën e 16 Shkurtit.

Tv Klan