Fshati Shënpjetër mbetet pa energji

I vunë zjarrin arës, por dogjën edhe rrjetin e furnizimit me energji të fshatit Shënpjetër në Fier.

Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të diele, kur disa persona tentuan të pastrojnë kullotat, por lanë pa energji elektrike të gjithë zonën.

Në vendngjarje shkuan forca të policisë dhe zjarrfikëset. OSHEE bëri stakimin e energjisë, për shkak se zjarri kishte shkrumbuar kabllot elektrike.

Policia thotë se po kërkon autorët e zjarrvënies.

Tv Klan