Përballë matematikës, truri i vajzave dhe djemve sillet njësoj. Madje edhe pjekuria e neuroneve është e njejtë mes dy gjinive, duke hequr çdo dyshim se mund të ketë diferenca mes tyre në rezultate.

Shkencëtarët kanë kryer një kërkim duke vrojtuar me analizë magnetike funksionale aktivitetet cerebrale të 104 fëmijëve të moshave 3-10 vjeç. Pas konkluzioneve ku përqasja me llogaritë matematikore rezultoi shumë e ngjashme mes vajzave dhe djemve, shkencëtarët thonë se janë sjelljet sociale që ndikojnë në ndarjen sipas seksit të fokusimit në fushat shkencore.

Këto të fundit përzgjidhen gjithnjë më tepër nga meshkujt, por jo sepse kanë më tepër aftësi. Madje studiuesit bëjnë një ‘mea culpa’, sepse sipas tyre, është mënyra si trajtojmë qoftë edhe diferenca shumë të vogla, të cilat amplifikohen tek ta duke krijuar diferenca gjinore të ndikuara nga shoqëria.

Klan Plus