Serbi fitoi Australian Open, 310 javë në kryesimin e ATP

Novak Djokovic barazoi rekordin e Roger Federer prej 310 javësh si numri një në botë në tenisin e meshkujve. Serbi do të tejkalojë zviceranin javën e ardhshme, pasi as Rafael Nadal dhe as Daniil Medvedev, përkatësisht i dyti dhe i treti në renditjen e ATP, nuk do të jenë në gjendje ta arrijnë atë.

Asgjë nuk mund ta ndalojë tenistin serb, fituesin e tre herë radhazi të Australian Open që të thyejë rekordin e Federer, pasi ai ka 12,030 pikë dhe nuk mund të tejkalohet nga ndjekësit e tij, pasi spanjolli Rafael Nadal ka 9,850 pikë ndërsa rusi Daniil Medvedev vjen më poshtë me 9,735 pikë.

Ndryshimi i vetëm në top-20 është se fituesi i “Montpellier ATP 250” i Belgjikës, David Goffin, që fitoi një vend dhe tani është i 14-ti në dëm të kanadezit Milos Raonic. Roger Federer mbetet në vend të pestë dhe ka paralajmëruar rikthimin këtë muaj, teksa do ta nisë nga turneu i Dohas në Katar.

Megjithatë, tenisti zviceran do ta ketë të vështirë të rikuperojë pozicione në renditje, për më tepër që vjen pas operacioneve dhe duhet parë forma fizike.

Klan News