Numri 1 i botës në tenis është regjistruar në listën e pjesëmarrësve, autoritetet vendase nuk e kanë kusht vaksinimin

Novak Djokovic do të rikthehet në fushën e tenisit në muajin e ardhshëm në turneun e Dubait. Numri 1 i botës është përfshirë në listën hyrëse për këtë event, i cili nis më 21 Shkurt.  Djokovic e ka fituar titullin në këtë kompeticion pesë herë gjatë karrierës së tij.

Autoritetet vendase nuk kërkojnë që pjesëmarrësit të jenë të vaksinuar kundër Covid.

Kjo ishte arsyeja që 34-vjeçari e humbi shansin që të mbronte titullin në “Australian Open” më herët, sepse autoritetet kufitare ia anuluan vizën dhe më pas u deportua nga vendi, pasi çështja përfundoi në gjykatë.

Pas kthimit nga Australia, 20 herë fituesi i Grand Slam ka qëndruar në Serbi.

Në Mars, Djokovic shpreson që të marrë pjesë në turnetë e “Indian Ëells” dhe të “Miami Open”, por nëse vazhdon të jetë i pavaksinuar tensiti rrezikon të mos luajë. Autoritetet amerikane kërkojnë që të gjithë personat që hyjnë në vend duhet të jenë të vaksinuar. Kjo do të thotë se serbi do të qëndrojë pushim deri në turneun e Monte Carlo në Prill.

Klan News