Numri 1 i botës përmbysi grekun Stefanos Tsitsipas i cili kryesonte me 2 sete dhe fitoi Grand Slam e tij të 19

Novak Djokoviç arrin një tjetër sukses me rëndësi në karrierën e tij. Ai fitoi French Open dhe tani është vetëm 1 Grand Slem larg rivalëve të tij Roxher Federer dhe Rafael Nadal.

Novak Djokovic fitoi edicionin e 2021 të Roland Garros. Në Paris, serbi mundi grekun Stefanos Ci-cipas në pesë sete dhe tani shkon në 19 Grand Slame të fituara.

Djokoviç triumnfon për herë të dytë në dheun e kuq, pas triumfit ndaj Murrejt në 2015-ën

Numri 1 i botës për meshkuj, ishte në disavantazh me dy sete. Ci-cipas fitoi 7-6, 6-2 dy setet e para dhe u duk se do të bënte mrekullinë, por nuk arriti të mbyllë ndeshjen në favorin e tij.

Djokoviç përmbysi shifrat, duke fituar 6-3, 6-2, 6-4, e duke triumfuar 4 orësh e 11 minutash në Paris.

Serbi përsëriti të njëjtën skenë si në çerekfinale, ku pas disavantazhit 0-2 me Berrettinin, fitoi 3-2. Ndërkohë që, në gjysmëfinale mposhti 13 herë fituesin e këtij turneu, Rafael Nadal.

Djokoviç është larg Nadalit dhe Federerit vetëm një grand slam.

Me suskesin e arritur, ai është tenisti i vetëm i epokës “Open”që i ka fituar të gjithë Grand Slam-et të paktën dy herë.

Greku 22-vjeçar mund të ngushëllohet me faktin që arriti finalen e tij të parë dhe tani renditet i katërti në botë.

Klan News