Novak Djokovic është fituesi i turneut të Wimbledon. Tenisti serb e fitoi ndeshje kundër italianit Mateo Berretini në katër sete.

Ky është titulli i gjashtë i Wimbledon i Djokovic, i cili shkon në 20 Grand Slame të fituara në karrierën e tij. Po aq sa edhe dy legjendat e tjera të këtij sporti, Rafael Nadal dhe Roger Federer.

Numrit 1 të botës iu deshën 3 orë e 24 minuta që të fitonte ndaj rivalit italian, me këtë të fundit që e befasoi në nisje duke fituar setin e parë.

Por më pas, Djokovic mori sfidën nën kontroll dhe tri të tjerat. Suksesi është historik për tenistin serb, që barazohet me dy rivalët e tij.

Por Djokovic ka shansin që t’i parakalojë ata sa i përket Grand Slameve të fituara. Një sfidë e re emocionuese mes të treve sapo ka nisur.

Klan News