Tenisti serb u kualifikua në të 16-at e turneut për herë të 14-të, pasi eliminoi Miomir Kecmanovic

Novak Xhokoviç fitoi përballjen kundër tenistit tjetër serb Miomir Kecmanovic 6-0 6-3 6-4, ndërsa synon që të fitojë titullin e katërt radhazi në turneun e Uimbëlldonit.

Numri 3 i botës isthe i pandalshëm në setin e parë në ndeshjen e raundit të tretë, duke e mbyllur atë në vetëm 24 minuta në “Centre Court”. Kecmanoviç arriti që të reagonte pas 35 minutash, e kjo u shoqërua edhe me duartrokitjet e publikut.

Por Xhokoviç ishte i pandalshëm në ndeshjen kundër rivalit 22-vjeçar dhe siguroi për herë të 14-të kualifikimin në të 16-at e turneut të Uimbëlldonit.

“Sinqerisht mendoj se nga ndeshja në ndeshje në këtë turne kam luajtur më mirë. Kjo është diçka që gjithmonë e dëshiron për një lojtar, që në çdo ndeshje që luan e rrit nivelin. Mendoj se momentalisht kjo po ndodh, kështu që… Unë e di se gjithmonë mund të bëj më mirë, pres maksimumin nga vetja dhe deri tani gjërat kanë shkuar siç duhet. Mezi sa po pres për sfidën tjetër!”

Pavarësisht rezistencës në setin e dytë dhe të tretë, 35-vjeçari nuk e pati të vështirë që të fitonte. Ndeshja e tij e radhës do të jetë të dielën kundër holandezit Tim van Rijt-hoven.

Klan News