Nëse fansat nuk lejohen, atëherë numri 1 i botës në tenis mund të mos marrë pjesë

Numri 1 i botës në tenis Novak Djokovic tha se ka në plan të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, nëse tifozët lejohen.

Në të kundërt, sportisti serb do ta mendojë dy herë nëse do të jetë në eventin e rëndësishëm sportiv.

Zyrtarët e lojërave olimpike Tokio 2020 janë nën presion të madh për të anuluar aktivitetin, i cili nis më 23 Korrik.

Organizatorët kanë vendosur që të ndalojnë spektatorët nga jashtë vendit dhe një vendim për tifozët vendas do të merret në Qershor.

Djokovic së fundmi refuzoi që të tregonte nëse ai e ka marrë vaksinën anti-covid ose jo.

Numri 1 i botës i bashkohet një liste të yjeve të tenisit, të cilët kanë dyshime për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike këtë verë.

Roxher Federer u kërkoi organizatorëve që të informojnë sportistët për atë çfarë po ndodh sa më shpejt.

Ndërsa Rafael Nadal dy javë më parë shprehu dyshime për pjesëmarrjen.

Ekspertët japonezë të mjekësisë kanë paralajmëruar se ka rrezik të madh që gjatë eventit të krijohet një variant i ri i Covid-19.

Japonia vendosi zgjatjen e gjendjes së emergjencës në kryeqytetin Tokio dhe në nëntë zona të tjera deri më 20 Qershor, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Klan News