Tenisti serb mundi numrin 1 të botës në Cincinnati Open në një përballje epike

Novak Xhokoviç mposhti numrin 1 të botës Karlos Alkaraz në turneun e Sinsinati Open në një duel mjaft emocionues dhe në temperatura të larta.

Serbi humbi setin e parë por fitoi me rezultatin 5-7 7-6 7-6 duke u hakmarrë për humbjen në finalen e Uimbëlldonit muajin e kaluar.

Në përfundim të lojës, Xhokoviç e shprehu gëzimin e tij në një mënyrë mjaft origjinale.

Ndeshja mes të dy tenistëve ishte mjaft e luftuar e zgjati katër ore.

Në setin vendimtar, serbi krijoi avantazhin 5-3, por humbi dy pikë kundrejt spanjollit.

Por në fund, ai u tregua më i saktë dhe siguroi titullin e tij të 95 në karrierë.

“Çmenduri! Sinqerisht! Nuk di çfarë tjetër të them! Është e vështirë për t’u përshkruar! Përfundimisht një nga ndeshjet më të forta që kam luajtur në jetën time, pavarësisht çfarë turneu, çfarë kategorie, çfarë niveli, e çfarë lojtari. Dua të them, është e pabesueshme!”

Turneu ishte i pari në dy vitet e fundit për serbin që nuk lejohej të futej në territorin amerikan, sa i përket refuzimit të tij për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Ai do të garojë në US Open për Garnd Slamin e tij të 24, në turneun që nis më 28 Gusht.

Klan News