Tenisti do të daleë përpara gjykatës sërish të dielën

Djokovic do të rikthehet sërish në qendrën e izolimit këtë fundjavë, pasi deportimi i tij u shty nga qeveria australiane, në mënyrë që ai të ketë të drejtën të luftojë për të qëndruar në vend dhe të mbrojë titullin në “Australian Open”.

Pasi viza e tenistit serb u anulua të premten për herë të dytë, çështja e tij u transferua në Gjyqin Federal.

Gjqytari Anthoni Kelli e cili bllokoi deportimin të hënën, tha se një gjyqtar i ri do të duhet që ta dëgjojë e të marrë vendim për çështjen.

Zyrtarët e emigracionit ia anuluzan vizën me pretendimin se numri 1 i botës që nuk e ka bërë vaksinën anti-Covid, përbën rrezik për komunitetin.

Por sipas avokatit të sportistit, ministri i Emigracionit Aleks Houki e anuloi vizën ndaj klientit të tij, pasi prezenca në turne mund të nxisë një ndjenjë anti-vaksinim dhe jo sepse ai nuk i kishte marrë dozat.

Të dielën, do të zhvillohet seanca e radhës që do të përcaktojë nëse serbi do të marrë pjesë në “Australian Open” ditën e hënë.

Djokovic rrezikon që të ndalohet të hyjë për 3 vite nga Australia.

Klan News