Mund në finale Federer pas gati 5 orësh

Novak Djokovic fitoi për herë të pestë në karrierë turneun e Wimbledon pas një sfide historike me Roger Federer që zgjati 4 orë e 57 minuta. Finalja më e gjatë në historinë e truneut të famshëm të tenisit në fushë bari ishte një duel i fortë, ku u luftua për çdo pikë.

Të dy kampionët e patën mundësinë për të mbyllur përballjen, por në fund ia doli serbi Djokovic, i cili triumfoi 3 me 2 me sete.

“Nëse nuk ishte finalja më emocionuese, ishte një nga më të mirat që kam luajtur, kundër njërit prej më të mirëve të të gjitha kohërave, për të cilin kam shumë respekt”,tha Djakovic.

Zvicerani Roger Federer, i cili ka fituar 8 here Wimbledon, tregoi edhe një herë se mosha nuk do të thotë asgjë.

“Ishte një sfidë e madhe, e gjatë. Unë jam i kënaqur me paraqitjen time. Shpresoj që të kem përçuar besimin tek të tjerët se edhe kur je 37 vjeç asgjë nuk ka marrë fund”, u shpreh Federer.

Me suksesin e arritur në Wimbledon, Novak Djokovic forcon pozitat në krye të klasifikimit botëror.

Tv Klan