tenisti

Novak Djokovic ka fituar për herë të tretë në karrierën e tij turneun e Wimbledon, një nga katër aktivitetet më të rëndësishëm të tenisit botëror.

Serbi, numri 1 në renditjen e përgjithshme, ka mundur edhe në këtë finale zviceranin Roger Federer, pas 4 seteve  7-6, 6-7, 6-4, 6-3 në një sfidë që ka zgjatur 2 orë e 55 minuta.

Ky ishte një rikonfirmim për Novak Djokovic, i cili e ka fituare dhe vitin e kaluar turneun që zhvillohet në fushë me bar.

Ky është turneu i nëntë grand slam në karrierën e tij dhe i 54 në total. Një zhgënjim i një legjende si Roger Federer, i cili ishet shumë pranë fiotres së turneut të 18 të rëndësishëm.

Vetëm në Wilbledon Federer ka triumfuar në shtatë raste. Radhën tani e ka US Ope, turneun i fundit grand slam për këtë vit.

Tv Klan