Opinionisti i spektaklit Love Story në TV Klan, Robert Aliaj, ka folur në mënyrë pak më të detajuar për tre takimet romantike që Saimiri pati me Merin, Redonën dhe Xhesin.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story” gjatë hapësirës publicitare, Roberti ka theksuar se do të veçonte takimin e Merit, si më konkret.

Më tej ai është shprehur se do të donte që Saimiri të ishte pak më ‘djallëzor’.

Cili të pëlqeu më shumë nga takimet?

I Merit ishte më me intensitet, nuk e di sa sinqeritet ka, por ka një farë shprese për t’u zhvilluar një ngjarje aty.

Po i Redonës?

Nuk ishte një takim që mund të kesh argumenta , ishte një takim mekanik. Tipike e Saimirit dhe vajzave për të kaluar kohën dhe për të thënë diçka. Takimi me Merin ishte pak më konkret se sa takimi me Redonën, por që ta lëmë për javës tjetër.

Ti ke bërë një IGTV për dashurinë, mund të na e perifrazosh pak?

Kisha një refleksion dhe përgjegjësi për të shpjeguar gjithçka që ndodh këtu, arsyeja se përse jemi këtu, për të dhënë një orientim se si ndodhin gjërat në dashuri. Vajzat kanë më shumë nevojë të kenë informacion. Ato janë më naive, më të pastra, jo budallaqe. Ne jemi më djallzorë dhe përfitojmë.

Është Saimiri më djallëzor se vajzat?

Saimiri është djalë, do doja të ishte pak djallëzor, por edhe mund të jetë dhe i kamufluar.

Po të ishe ti në vend të Saimirit, çfarë do bëje?

Po të isha unë…nuk ta them, ose ta them në vesh./tvklan.al