“Do haja këpucët e mia dhe nuk do blija mall serb” (Video) – TV KLAN

“Do haja këpucët e mia dhe nuk do blija mall serb” (Video)

Taksa 100 % e Kosovës për produktet e Serbisë ka shkaktuar debat të madh. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan foli lidhur me këtë temë. Ai tha se “do të hante këpucët e tij dhe nuk do të blinte mall serb, derisa ata të pranojnë Pavarësinë e Kosovës”.

“Ne nuk duhet të lejojmë që Amerika dhe Brukseli të na kthejnë shpinën. Kryeministri Haradinaj ka raporte shumë të mira me disa senatorë amerikanë, që e mbështesin mendimin e tij dhe e nxisin të mos e heqë taksën. A do e heqë apo jo nuk e di, por vendimi ka qenë i drejtë. Serbët për mendimin tim kanë devijime gjenetike si komb në raport me shqiptarët. Kanë urrjetje patologjike. Unë do haja këpucët e mia dhe nuk do blija mall serb, derisa ata të pranojnë Pavarësinë e Kosovës. Nëna ime është ende e zhdukur dhe shumë të afërm nuk dihet ku janë. Ata po luajnë me kufomat tona dhe unë dhe të afërmit e mi, nuk kemi përse të blejnë mallra serbe”, tha Zeka./tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione