Mbrëmjen e kësaj të premteje në “Zonë e Lirë” në TV Klan, i ftuar ishte kreu i Kadastrës Artan Lame për të diskutuar mbi debatin ende të nxehtë për pronat në Himarë.

Na ana tjetër në një lidhje Skype, Priamo Bollano, ish drejtori i regjistrimeve të pronave në Himarë, u shpreh qartë se ligji i quajtur 20/20, është një ligj që sipas tij po shpërfill pronarët e vërtetë të pronave në jug dhe po lë hapësirë për manipulime.

Kaq ka mjaftuar që të ndizet një debat mes tij dhe Lames, për të cilin është dashur ndërhyrja e Arian Çanit.

Bollano:Këta pronarë që kanë grabitur tokat, kanë marrë nga hipoteka tituj pronësie, kur himarjotët dhe gjithë bregdetasit nuk kanë marrë asnjë titull pronësie, ky është realiteti…

Lame:Jo, jo Çani, një minutë, tapitë e tokës së qytetarëve do i japë ky ligj, nëse vazhdoni.. vazhdojeni vetë…

Çani:Jo fjala jote, do bëjmë debat apo jo?!

Lame:Jo unë këto tryeza i shfrytëzoj për të sqaruar njerëzit, jo për t’i bërë më lëmsh… e kanë marrë tokën…

Bollano: Kush ka marrë tokë?

Lame:Jo me zotërinë të lutem, jemi në regjistra të ndryshëm. Jam gati ta mbyll fare le të vazhdojë zotëria, po më tha dhe një gjë iki…

Çani:O Lame fillove tani?

Lame:Jo pra tani më ler, se po flasim në regjistër të ndryshëm, dhe kemi dhe 15 minuta…

Çani:Jo kemi më shumë…

Lame:Çani mos i merrni në qafë këta njerëz…

Çani:Po ç’ke mo do flasësh, je në studio, Bollano është në Skype, është 85 vjeç, është njeri i nderuar, është profesionist i fushës. Bollano mund ta adresosh problemin?

Bollano:Lamja nuk ka lidhje me agjencinë e bregdetit po ka lidhje me administrim e kadastrës që ka kartelat e tokave…

Lame:Nuk i ka akoma, me këtë po merret.

Bollano: Çdo njeri që do merret me tokat, ka të bëjë me Lamen prandaj mos t’i shesë këto gjëra, broçkulla i themi ne andej…

Lame:Po i respektoj moshën…

Çani:Mos ia thuaj 100 herë o burrë, Bollano Lame po thotë që ende s’kemi filluar të marrim në dorëzim këto kartela, mos ndoshta po i paragjykoni?

Lame:Ata njerëz atje rrinë me ato letrat e xhepit dhe terrorin se mos ua vjedhin se letra xhepi janë, këto po kërkojmë të bëjmë me regjistrimin.

Çani:Regjistrimi, ne jemi vetë të interesuar, regjistrimi është bërë që në kohën e Zogut…

Lame:Ëëëhh e kuptoni tani…

Çani:Ekzistojnë regjistrimet, janë në kadastër, nuk i zhduk dokumentet kadastra…

Lame:Ja e dëgjon…

Çani:Po jepi përgjigje o burrë mos e neglizho!

Lame:Po bën folklor, kemi letrat e Zogut, po rri me letrat e Zogut pra ca të them… Çani më duket se… jo, jo…

Çani:Po do ikë Bollano, do rrimë bashkë, ore zotëri me ler ta menaxhoj emisionin se kemi kohë!

Lame:Po ke gjithë të drejtën ta menaxhosh.

Çani:Po pse më bën presion kështu pra?

Lame:Nuk po të bëj presion.

Çani:Lerë të flasë tjetri do kesh gjithë kohën tënde për ta diskutuar me Curin.

Lame:Po kur e kemi këtë kohë?

Çani:Puna ime! Ti ç’ke? Ke ndonjë nxitim? Rri i qetë o burrë, aman të keqen, më vë dhe mua në siklet. Do japë mendimin e tij ai. Ore Lame po çështë kjo punë?!

Lame: Njerëzit çorientohen dhe kur u thua kemi letrat e Zogut, i more në qaf, dhe kur ta marrin vesh ata që i more në qafë, zotëria, zoti i dhëntë edhe 100 vjet, nuk do jetë më …

Çani:Prandaj je ti këtu që të sqarosh, por ai do ta thotë mendimin e tij… /tvklan.al