Jupiteri dhe Saturni 2 planetët më të mëdhenj të sistemit tonë diellor do krijojnë “Yllin e Krishtlindjes” duke qenë më afër se kurrë. Në 21 Dhjetor ata do jenë në të njëjtën vijë dhe do krijojnë një planet të dyfishtë dhe pikërisht në kohën e duhur, për festat e fundvitit.

Kjo lidhje që ndryshe njihet edhe si “Ylli i Krishtlindjes” dhe nuk është parë prej 800 vjetësh. Sipas revistës “Forbes”, nuk do ndodhë më deri në vitin 2080 dhe më pas do ndodhë në vitin 2400. Të gjithë njerëzit në mbarë botën do kenë mundësi ta shohin këtë fenomen lart në qiell dhe do jetë shumë e lehtë të fotografohet nga njerëzit e pasionuar me fotot.

Patrick Hartigan një ekspert i astronomisë është shprehur për “Forbes” se lidhja mes këtyre 2 plantëve është shumë e rrallë dhe se të gjithë njerëzit do të jenë me shumë fat që do kenë mundësinë ta shohin një fenomen të tillë. /tvklan.al