Policia e Shkodrës ka sekuestruar 4 mijë fara kanabisi dhe  ka vënë në pranga 2 persona. Policia pas informacioneve të marra ka organizuar operacionin të koduar “Gracka” dhe u bë i mundur arrestimi i dy personave.

Mësohet se në pranga kanë rënë Zhelko Sekuliq 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe dhe Albert Lami 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkoddër.

Deri tani dyshohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin  e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.

Ata ishin duke udhëtuar në një automjet dhe kur patrulla ka tentuar t’i ndalojë ata nuk i janë bindur urdhrit të policisë dhe kanë dashur të largohen me forcë. Policia pasi arriti t’i kapte ka sekuestruar brenda mjetit 4000 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 3 aparate celular dhe 1 automjet./tvklan.al