Një i ri në tentativë për të kultivuar bimë narkotike është arrestuar nga Policia në Pukës.

Mësohet se u arrestua në flagrancë 26 vjeçari me inicialet G. M., lindur në fshatin Ukth, Pukë dhe banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës në fshatin “Mogurush”, Pukë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 170 kubikë me fidanë të dyshuar kanabis./tvklan.al