Aventura e Joao Felix te Milani do të mbyllet në fund të sezonit aktual. Portugezi është i huazuar te kuqezinjtë nga Chelsea, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.
Drejtuesit italianë kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e tij dhe pas përfundimit të huazimit është i detyruar të rikthehet te Chelsea.
Agjenti i Felix, Jorge Mendes ka nisur nga puna për të gjetur një skuadër të re për klientin e tij. Sipas raportimeve nga Turqia, skuadra e ardhshme e Felix mund të jetë Galatasaray.
Palët janë në bisedime dhe për këtë Mendes ka vënë në dijeni edhe klubin e Chelsea.
Galatasaray synon një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje për Joao Felix, ndërsa ngurrojnë të paguajnë pagën prej 9 milionë Eurosh. Në krahun tjetër, Chelsea dëshiron huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit, i cili në sezonet e fundit ka ndryshuar shumë skuadra. /tvklan.al