Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi thotë se nuk do të mbajë asnjë kontakt me Lulzim Bashën gjatë fushatës elektorale.

I ftuar në studion e Klan News me gazetaren Mirela Milori, Këlliçi theksoi se ndjek model tjetër nga ai i Bashës dhe nuk ka asnjë komunikim me të.

Mirela Milori: Në emër të punës që bëj, kam dëgjuar dhe që do bëhej një tram në Tiranë nga Lulzim Basha, i cili ka qenë kryetar bashkie i forcës politike që ju përfaqësoni tani.

Belind Këlliçi: Është e vërtetë. Nuk ta mohoj.

Mirela Milori: Do kesh sugjerim, këshill, kontakt me Bashën se ka qenë kryetar bashkie dhe ndoshta të ndihmon?

Belind Këlliçi: Jo, të them të vërtetën jo.

Mirela Milori: S’të pëlqen si model?

Belind Këlliçi: Jo, nuk kam asnjë komunikim, asnjë marrëdhënie. Ai është në rrugën e tij. Vij me një tjetër lloj fryme, me një tjetër lloj vizioni, vij për të punuar me qytetarët. Nuk mohoj edhe gjëra të mira që mund të ketë bërë. Se ju përmendni me të vërtetë tramin, por nga ana tjetër atë Pazarin e Ri, Bulevardin e Ri i ka gjetur gati Erion Veliaj. Edhe Kalanë e Tiranës. Ato që i takojnë, i takojnë, për tramin ka qenë gomarrlik. Por nga ana tjetër keni dëgjuar për të qenë korrekt edhe tren elektrik që ka kopjuar ky zotëria. Unë nuk po premtoj as tren elektrik, as tram, unë po premtoj që autobusët që kemi një shërbim falas dhe nga ana tjetër jo vetëm që ka lekë buxheti i bashkisë për të përballuar subvencionimin e gjithë biletave, por ka mjaftueshëm para për të investuar minimalisht edhe 5 milionë Euro në vit për të modernizuar flotën, për të shtuar numrin e autobusëve.

/tvklan.al