E zgjedhura e Saimirit këtë herë për takim ka qenë sërish Generda.

Pasi bënë ski në qytetin e Korçës, dyshja kanë drekuar pranë oxhakut, duke ndarë fjalë dashurie mes njëri-tjetrit.

Saimiri: Si t’u duk sot?

Generda: Shumë mirë!

Saimiri: Kujt do t’ia kishte marrë mendja që ne të dy që jetojmë në Gjermani, do bënim ski në Shqipëri.

Generda: Unë e qava! Kur jam me ty kam zemrën e ngrohtë. Unë e kam marrë parasysh që para se të vija këtu, që do të kisha komente pozitive, negative, por këto janë gjëra më se normale. Por mjafton që t’i pëlqej Saimirit!

Saimiri: Ti nga shikimi im çfarë kupton?

Generda: Kuptoj shumë gjëra unë, s’mund t’i them të gjitha. E rëndësishme është ta dish ti. Dua të të falenderoj shumë për ditën e sotme sepse ishte një ditë shumë e këndshme, një ditë ndryshe për mua.

Ndihem gjithmonë mirë kur jam pran teje. Më transmeton gjithmonë atë sigurinë…edhe aty te skitë, kur të shihja ty më transmetoje shumë siguri. Nuk di ta përshkruaj me fjalë këtë emocion që kam për ty.

Saimiri: Kur dëgjoj këto fjalë të bukura më pëlqen…

Generda: Po është e vërteta, nuk e them për të ta bërë qejfin.

Saimiri: Si do vazhdojë kjo Love Story?

Generda: Do më zgjedhësh mua në fund!

Saimiri: Sot ishte hera e parë në jetën time që i kam veshur një vajze këpucët. Nuk bëhem pishman! Shpresoj që në javët e ardhshme të të njoh akoma më mirë dhe të kemi akoma më shumë momente të bukura bashkë./tvklan.al