Shikuesit e “Good Morning Britain” u shokuan këtë mëngjes gjatë intervistës së Bernie Ecclestone. Ish-shefi i Formula 1 u shfaq në një lidhje nga Ibiza me diell, po përgjigjet e tij tërbuan audiencën.

Kate Garraway, prezantuesja, e pyeti nëse ai e konsideronte ende presidentin Putin si mik dhe ai tha: “Do isha i gatshëm të merrja një plumb për të. Do doja të mos dhimbte, por sërish do merrja një plumb për të”.

Arysen pse, Bernie e shpjegoi kështu: “Ai vazhdon të jetë një njeri i klasit të parë dhe ajo çfarë po bën është diçka që ai besonte se është gjëja e duhur për  Rusinë. Fatkeqësisht, ai është një njeri biznesi, si unë dhe ne bëjmë gabime herë pas here. Dhe kur ke bërë një gabim,më  e mira që mund të bësh është të ikësh prej tij dhe mendoj se nëse do ishte drejtuar si duhet…”

Më tej, ai u ndal edhe te presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Dua të them, personi tjetër në Ukrainë,e kuptoj profesionin e tij, ishte komedia dhe duket sikur do ta vazhdojë  atë profesion sepse nëse do t’i kishte menduar gjërat dhe të bënte një përpjekje të mjaftueshme për të folur me zotin Putin, i cili është një njeri me mend që  do ta kishte dëgjuar dhe mund të kishte bërë diçka”.

I shokuar, prezantuesi tjetër, Ben Shephard, i përmendi luftën dhe se veprimet e Putin kanë shkaktuar vdekjen e mijëra ukrainasve dhe me siguri, ai s’mund ta justifikonte. “Nuk ishte e qëllimshme”, ia preu Bernie.

Pra, thjesht për t’ju kuptuar qartë,  mendoni se presidenti Zelensky duhet të kishte bërë më shumë për ta parandaluar luftën, e cila mund të ishte shmangur nga veprimet e tij, jo nga një ndryshim i atyre të Putin?”, pyeti Kate. “Absolutisht”, tha Ecclestone, ndërsa vijoi me sqarimin.

Nuk ishte e qëllimshme për të qenë një luftë dhe nëse Ukraina do të kishte dashur të dilte prej saj si duhet, do ta kishte bërë. Nëse e mendoni, miku ynë në Ukrainë do ta kishte ndalur më lehtë,  apo jo?”

Shikuesit e programit nuk iu besonin veshëve dhe menjëherë ‘bombarduan’ Twitter-in me komente, duke e cilësuar Bernie Ecclestone si një njeri të sëmurë që mbështet Putin./tvklan.al