Behgjet Pacolli, kompania e të cilit ka fituar projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës e quan këtë arritje si një ditë të rëndësishme për Shqipërinë.

Në një postim në mediat sociale Pacolli shprehet se  “Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri. Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare”.

Më tej ai shton se projekti i kompanisë së tij u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. “Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi. Vlera e investimit është e madhe”, shprehet Pacolli.

Në fund ai përmend dhe vlerën e investimit duke thënë se shton mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë në 4 vitet e para, pasi do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona Euro./tvklan.al