Rasti i një të riu nga Wisconsin në SHBA, është pak të thuhet i tmerrshëm. Pas një sërë gënjeshtrash që kishte shpikur për t’u financuar nga prindërit e tij, ai i vrau në mënyrën më makabre.
Siç shkruan The Mirror Uk, Chandler ishte regjistruar në një kolegj, por e kishte braktisur pak kohë më vonë. Këtë dështim të tij, jo vetëm që nuk ua tha prindërve, por krijoi skemën sikur ai ishte student i shkëlqyer, me telefonata e emaile të rreme…Por jo vetëm kaq! U tha prindërve se po punonte me ekipet e kërkim-shpëtimit në zonë, prej aftësive shumë të mira në not. Sigurisht, me këto informacione, Bart dhe Krista Halderson s’mund të mos ishin të lumtur e tejet krenarë.
Mashtrimi preku “kulmin” kur ai u tha se i duhej të zhvendosej në Florida bashkë me të dashurën e tij, pasi kishte fituar një pozicion pune në kompaninë e famshme të SpaceX.

Mori një apartament me qira atje dhe ishin prindërit ata të cilët u kujdesën për çdo problem financiar. Megjithatë, tek ta lindën pyetjet se pse ai nuk po e “merrte vetë jetën e tij nën kontroll”, për aq kohë sa kishte një pagë të mirë. Këtu, historia merr kthesën. Mësohet se babai i tij e ka telefonuar duke i kërkuar të takoheshin për të folur mbi gjithçka, pasi kishte zbuluar se Chandler s’ishte diplomuar asnjëherë.
Më 7 Korrik të atij viti, Chandler i denoncon të zhdukur prindërit e tij, me pretendimin se kishin dalë për fundjavë dhe nuk ishin kthyer më. E vërteta ishte krejt tjetër! I riu kishte vrarë fillimisht të atin, më pas nënën. Trupat e tyre i kishte copëtuar me sharrë e gërshërë, më pas i kishte shkrumbuar në një oxhak. Në lumin e Wisconsin u gjetën disa prej kockave…
Chandler thuhet se shpenzonte gjithë ditën e tij me video-lojëra. Në vend që të ishte i ndershëm, ai shkoi deri në pikën e një vrasësi me profil gati të pabesueshëm. Ai akuzohet për “vrasje të shkallës së parë”, “fshehje kufome” dhe “denoncim të rremë”. Raportohet se nuk e ka pranuar krimin, por nga ana tjetër s’ka shfaqur shenja mërzie.
/tvklan.al